Gjuha shqipe ndahet nė dy dialekte kryesore, nė dialektin gegė e atė toskė. Si kufi gjeografik pėr dy dialektet shėrben lumi Shkumbin nė Shqipėrinė e Mesme. Nė veri tė tij, pra nė Shqipėrinė e Veriut, nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi flitet gegėrisht, ndėrsa nė jug tė tij, nė Greqi dhe nė Italinė e Jugut flitet toskėrisht. Dy dialektet kryesore dallohen nė aspektin fonologjik e leksikor prej njėri-tjetrit dhe pėrfshijnė brenda tyre shumė variante dialektore.
Standardizimi i gjuhės shqipe u vendos nė Kongresin e Drejtshkrimit nė vitin 1972. Ky standardizim paraqet njė kompromis midis dy dialekteve, i cili vazhdon tė ekzistojė edhe sot. Gjuha letrare shqipe pėrmban nė fonetikė e gramatikė kryesisht elemente tė toskėrishtes veriore dhe dėshmon nė fushėn e leksikut elemente tė shumta tė dialektit gegė.
|